• e hënë, 23 dhjetor 2024

PP: Palët për ngjarjet në M-NAV nuk kanë të drejtë ankese, është arrestuar edhe një person

PP: Palët për ngjarjet në M-NAV nuk kanë të drejtë ankese, është arrestuar edhe një person

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Nga Prokuroria publike përmes kumtesës informojnë se palët në ngjarjet në M-NAV nuk kanë të drejtë ankese. Informojnë se është privuar nga liria edhe një person.

"Prokuroria themelore publike Shkup e njofton opinionin se edhe krahas asaj që Gjykata themelore penale Shkup dje informoi se në lëndën për ngjarjet në M-NAV Këshilli penal caktoi masa të paraburgimit për katër të dyshuar, ndërsa 'kundër këtyre vendimeve palët kanë të drejtë ankese para Gjykatës së Apelit Shkup në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimeve', megjithatë Ligji për procedurë penale nuk lejon që prokuroria të ankohet ndaj vendimeve të miratuara. Njëherit, në pajtim me nenin 169 paragrafi 3 nga LKP, që është cekur edhe në studimin juridik të vendimeve të miratuara, vetëm i akuzuari ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve kundër vendimit të Këshillit dhe për atë ankesë vendosë këshilli i gjykatës më të lartë. Për këtë tashmë ekziston edhe praktika paraprake gjyqësore e Gjykatës së Apelit, kështu që prokuroria duhet taq respektojë vendimin e Gjykatës, edhe pse edhe më tej konsideron se masa e arrestit shtëpiak dhe masat e caktuara shtesë të kujdesit nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e të dyshuarve dhe për mbrojtjen e procedurës", kumtuan nga PTHP.

Nga PTHP informojnë se është privuar nga liria edhe një person për ngjarjet në M-NAV për të cilin, siç thonë, do të parashtrojnë propozim për caktim të masës së paraburgimit.

Në të njejtën kohë, prokurori kompetent publik gjatë ditës së sotme ishte njoftuar nga MPB-ja se është gjetur dhe privuar nga liria edhe njëri prej personave të cilët ishin prëfshirë me urdhrin për hetim për ngjarjen e njejtë. Prokurori publik, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup do t'i parashtrojë propozim për caktim të masës së paraburgimit për të dyshuarin i cili deri më tani ishte i pakapshëm prë organet e ndjekjes, ceket në kumtesën e Prokurorisë publike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR