• e hënë, 23 dhjetor 2024

PP për audio regjistrimin e IRL-së: Menjëherë të ndalet keqpërdorimi i këtij procesi, për diskreditim të pabazë personal dhe institucional

PP për audio regjistrimin e IRL-së: Menjëherë të ndalet keqpërdorimi i këtij procesi, për diskreditim të pabazë personal dhe institucional

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes një kumtese falënderoi gazetarët e IRL-së, që siç qëndron, ia kanë vënë në dispozicion publikut më të gjërë audio regjistrimin që më së miri tregon se është i rrejshëm qëndrimi i tyre se prokuroria e ka fshehur ekspertizën nga ekspertët gjermanë, mbi të cilin qëndrim vazhdojnë të bazojnë informacione të tjera të rreme për zjarrin në spitalin modular.

Audio regjistrimi, theksohet në kumtesë, pa mëdyshje konfirmon se për Prokurorinë ekspertiza nga kriminologët gjermanë ishte një provë e rëndësishme që prokurorët e propozuan dhe e nxorrën në procedurën para gjykatës.

"Mbrojtja gjatë seancës kryesore ka bërë propozim, përveç ekspertizës me shkrim, të dëgjohet personalisht eksperti nga Gjermania i cili ka përgatitur raportin me shkrim - prova në procedurë. Sipas atij propozimi, prokurori publik vendosi kundër të pandehurve. Ekspertiza e ekspertëve gjermanë është përgatitur me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila e ka propozuar dhe e ka paraqitur si provë me shkrim. Këtë e vërteton edhe fjala përmbyllëse e prokurorit publik, në të cilën ai e mbështet rastin e tij në këtë ekspertizë në korrelacion me të gjitha provat e tjera të marra në procedurë", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Nëse te gazetarët e IRL-së ekziston madje edhe interesi më i vogël për të publikuar të vërtetën për veprimet e Prokurorisë Publike në këtë proces, theksojnë, ekipi i prokurorëve publikë që kanë punuar më herë në këtë rast u kanë qëndruar pranë dhe ende janë në dispozicion të tyre për të sqaruar të gjitha çështjet juridike  ose dilemat  gjatë procedurës penale.

"Ndryshe, Prokuroria Publike edhe një herë apelon që menjëherë të ndalet keqpërdorimi i këtij procesi për diskreditim të pabazë personal dhe institucional. Kujtojmë se është në vazhdim një procedurë ankimore dhe një rast tjetër i hapur që mund të pësojë dëme serioze nga raportimi i papërgjegjshëm gazetaresk dhe nga manipulimi me ndjenjat publike me tragjedinë e madhe", nënvizohet në kumtesën e Prokurorisë Publike. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR