• e martë, 24 dhjetor 2024

PP: Me marrëveshjet në "Zinxhir" janë kthyer gati 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror

PP: Me marrëveshjet në

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Prokuroria Publike njoftoi se me marrëveshjet në rastin "Zinxhiri", janë kthyer jo më pak se 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror. Në bazë të dispozitave nga Kodi Penal lidhur me këtë lëndë, tre personave juridikë për vepër të kryer të vazhdueshme penale "evazion fiskal", gjykata iu shqiptoi dënime në të holla prej nga 500.000 denarë, njërit person juridik për veprën e njëjtë i është shqiptuar dënim në të holla prej 1.000.000 denarë dhe dy personave juridikë të cilët përveç "evazionit fiskal" kanë kryer edhe vepër penale "pastrim parash" u janë shqiptuar dënime nga 1.000.000 gjegjësisht 400.000 denarë.

Përndryshe, pas miratimit të Aktakuzës për lëndën "Zinxhir", të parashtruar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Gjykata Themelore Penale Shkup për sot caktoi seancë për debat kryesor.

Procedura hetuese kundër 26 pronarëve dhe udhëheqësve të 28 personave juridikë kishte filluar më 30 tetor 2023. Në ndërkohë, hetimi ishte zgjeruar për edhe dy persona, ndërsa për një person i cili gjatë vlerësimit të Aktakuzës është marrë Vendim për ndalimin e hetimeve. 

Të përballur me dëshmitë e grumbulluara gjatë hetimit dhe periudhës së vlerësimit të Aktakuzës, gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona përrgjegjës juridik parashtruan nisma për marrëveshje me prokurorinë. Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup i pranoi Propozim marrëveshjet dhe në bazë të të njëjtave mori vendime për shfajësim.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Prokurorisë Publike, D.I. për vepër të kryer penale Shoqërim kriminal nga neni 394 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe veprës së vazhdueshme penale "evazion fiskal" nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal i shqiptoi dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej dy viteve dënim i cili nuk do të bëhet nëse në periudhë prej pesë viteve nga hyrja në fuqi e aktvendimit nuk bën vepër tjetër penale, njëherësh i shqiptoi edhe dënim dytësor në të holla në vlerë prej 183.900,00 denarë.

Personit Gj.L. për veprën penale të kryer "shoqërim kriminal" nga neni 394 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe vepër të vazhdueshme penale "evazion fiskal" nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 nga Kodi Penal i shqiptoi dënim me kusht - dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë dënim i cili nuk do të bëhet nëse në periudhë prej tre vjetëve nga hyrja në fuqi e gjykimit nuk bën vepër tjetër penale, si dhe dënim në të holla në vlerë prej 183.900,00 denarë.

Personit V.U. për vepër të kryer penale "shoqërim kriminal" nga neni 394 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, vepër e vazhdueshme penale "evazion fiskal" nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 nga Kodi Penal dhe për ndihmën në bërjen e veprës penale "evazion fiskal" i shqiptoi dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej një viti dhe dënim në të holla prej 310.000,00 denarë.

Personit E.M i është shqiptuar dënim me kusht për veprën "shoqërim kriminal" nga neni 394 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe veprën e vazhdueshme "evazion fiskal" nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1  lidhur me nenin 45 nga Kodi Penal  i shqiptoi dënim me burg prej një viti e gjashtë muaj, i cili dënim nuk do të zbatohet nëse në afat prej tre vjetësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penale, ka shqiptuar edhe gjobë në vlerë prej 183.900,00 denarë.

Personit R.P. për veprën e kryer "shoqërim kriminal" nga neni 394 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, krimi i vazhduar penal "evazion fiskal" nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45, ndihmë në kryerjen e veprës penale "evazion fiskal" dhe për veprën penale "pastrim parash" dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale nga neni 273 paragrafi 1 i Kodit Penal i është shqiptuar dënim me kusht – dënim me burg prej dy vjetësh, i cili dënim nuk do të realizohet nëse në periudhë prej pesë vitesh nga vlefshmëria e aktgjykimit nuk ka kryer vepër tjetër, si dhe gjobë në shumë prej 306.500,00 denarë.

Personit H.K. për veprën e kryer "shoqërim kriminal" nga neni 394 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, veprën të vazhduar penale "evazion fiskal" nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 dhe për vepërën penale "pastrim parash" dhe të ardhura të tjera nga vepra penale nga neni 273 paragrafi 1 i Kodit Penal shqiptoi dënim me kusht - dënim me burg prej dy vjetësh, i cili dënim nuk do të zbatohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale brenda katër viteve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi dhe gjobë në të holla në vlerës prej 183.900,00 denarë.

Nga PP informojnë se me rastin e peshimit të llojit dhe përcaktimit të masës së sanksioneve gjatë marrëveshjes, janë marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, veçanërisht fakti se personat juridikë përgjegjës penal kanë paguar të gjithë shumën e tatimit që kishin fshehur në vlerë prej 50.646.400,00 denarë ose 823.519 euro. Dy persona juridikë të akuzuar për "pastrim parash" përveç tatimit të paguar, gjatë procedurës kanë paguar edhe mjete në vlerë prej 3.760.068,00 denarë ose 61.139 euro, mjete të cilat i kanë lëshuar në qarkullim dhe të cilat i kanë transferuar me qëllim të mbulimit të lëvizjes së tyre. Së bashku me gjobat në buxhetin e shtetit janë derdhur gjithsej 59.658.568 denarë ose 970.058 euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR