• e shtunë, 06 dhjetor 2025

PP e hodhi poshtë paraqitjen kundër drejtorit të ASN për falsifikim dhe përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë

PP e hodhi poshtë paraqitjen kundër drejtorit të ASN për falsifikim dhe përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë

Shkup, 29 maj 2025 (MIA) - Pas procedurës së plotë dhe kontrolleve të kryera, prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup solli vendim për hedhej poshtë të paraqitjeve anonimme kundër drejtori të Agjencisë për siguri nacionale (ASN) për vepra penale falsifikim të dokumentit dhe përdorim të dokumentit me përmbajtje të pavërtetë.

Prokuroria publike e RMV-së sot kumtoi se paraqitjet i referoheshin të dhënave të publikuara sipas të cilave i paraqituri gjatë aplikimit për pozitat drejtor në NP "Parkingu i qytetit" - Shkup, asistent në Fakultetin për siguri pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi" - Manastir dhe drejtor i Agjencisë për siguri nacionale (ASN) ka përdorur certifikatë për njohje të gjuhës angleze nga Language School Julia CO.LTD Plovdiv, Bullgari, që sipas njohurive të parashtruesit nuk ka rkyer testim për TOEFL iBT, as ndërkaq nuk ka dhënë certifikata të njohura ndërkombëtarisht siç janë kërkuar në konkurse.

Duke vepruar rreth paraqitjes, për t'i hetuar thëniet e këtilla, shtohet në kumtesë, prokurori kompetent publik menjëherë pas formimit të lëndës në nëntor 2024 dërgoi kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare në Republikën e Bulglarisë për të marrë të dhëna dhe dëshmki të nevojshme për subjektin juridik Language School Julia CO.LTD, përkatësisht nëse ky person juridik është regjistruar në qarkullimin juridik, i cili menaxhues, çfarë veprimtarie kryen, nëse është e certifikuar si qendër për dhënie dhe kalim të certifikatave të njohura ndërkombëtarisht për gjuhë të huaja, të cilat  dhe për cilën periudhë, si dhe nëse është dhënë certifikatë për njohje të gjihëve të huaja për të paraqiturin nga ky subjekt juridik. Në të njejtën kohë, nga Qeveria e RMV-së ishte kërkuar dosje e plotë e cila ishte formuar për personin lidhur me konkursin e publikuar për zgjedhje të Drejtorit të ASN-së në vitin 2024 dhe dokumentacionit shoqërues.

Pas kësaj, prokurori kompetent publik vazhdoi me kontrollet dhe e grumbulloi dokumentacionin nga dosja komplete për të paraqiturin nga Universiteti "Shën Klimenti i Ohrit" - Manstir dhe nga NP "Prkingu i qytetit" - Shkup.

Prokurori publik kontrolloi edhe të dhënat e kapshme publike në ETS - Servisi për edukim dhe testim, si organizatë e vetme e cila është testator ndë[rkombëtar për certifikata TOEFL, me ç'rast në pajtim me doracakun për zbatim të testimit TOEFL ibt për vitin 2022-2023 është evidente se në atë periudhë ka ekzistuar mundësia që testimi për certiofikatën TOEFL ibt të bëhet edhe në kushte shtëpiake. Në atë rast provimi është monitoruar onlajn nga ana e një personi - supervizor, ndërsa për nga përmbajtja dhe forma testi është i njejtë me atë që jepet në wendrën e licencuar të provimeve.

Pas kontrolleve të plota të kryera, prokurori publik konstatoi se në rastin e cekur i paraqituri nuk ka krijuar dokument të rrejshëm me qëllim që të njejtin ta përdorë si të vërtetë dhe nuk ka përdorur dokument të rremë si të vërtetë, dhe as ndërkaq si dëshmi në qarkullimin juridik ka prëdorur dokument, libër apo shkresë për të cilat e ka ditur se janë të pavërteta. Certifikata e parashtruar në pajtim me dëshmitë e disponueshme, thuhet në kumtesë, ishte dhënë pas kalimit të testit TOEFL ibt në kushte shtëpiake gjatë vitit 2022 dhe e njejta dallon nga certifikata e dhënë nga Language School Julia CO.LTD.

Në pajtim me nenin 122 të Kodit penal, theksojnë nga Prokuroria, dokument është çdo lë[ndë që është marrë apo caktuar të shërbejë si dëshmi e ndonjë fakti që ka vlerë në raportet juridike.

Prokurori publik i ka kontrolluar thëniet në paraqitje dhe lidhur me vërtetimet për arsim të lartë të perosnit të njejtë, me ç'rast e ka grumbulluar tërë dokumentacionin nga Fakulteti ekonomik në Universitetin e Shkupit, lëndën nga Komisioni shtetëror për parandalim të korurpsionit dhe raportin nga Inspektorati i jashtëzakonshëm shtetëror arsimor i cili tashmë ka kryer kontroll të plotë të dosjes dhe nuk ka konstatuar kurfarë parregullsish. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR