• e premte, 05 dhjetor 2025

PP: Dy të vdekur ndërsa pesë të lënduar gjatë tejkalimit dhe përplasjes së dy automobilave të cilët lëviznin në drejtim të njëjtë

PP: Dy të vdekur ndërsa pesë të lënduar gjatë tejkalimit dhe përplasjes së dy automobilave të cilët lëviznin në drejtim të njëjtë

Rosoman, 4 nëntor 2025 (MIA) – Dy persona humbën jetën ndërsa pesë u lënduan gjatë tejkalimit dhe përplasjes së dy automobilave të cilët lëviznin në drejtim të njëjtë, sqaruan sonte nga Prokuroria Publike, në lidhje me aksidentin e komunikacionit në afërsi të Pletvarit, në rrugën Prilep – Rosoman.  

“Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep kreu sonte inspektim në vendngjarje. Sipas gjetjeve fillestare, aksidenti ndodhi kur dy automobila që udhëtonin në të njëjtin drejtim tejkaluan dhe u përplasën. Në aksident humbën jetën dy persona, përfshirë shoferin e njërës prej automobilave, ndërsa pesë të tjerë u lënduan”, informuan nga Prokuroria.

Prokurori publik ka dhënë urdhra për grumbullimin e gjurmëve nga vendi i ngjarjes, ndërsa do të urdhërohet edhe ekspertizë e komunikacionit dhe mekanikës së automobilave. 

“Trupave të të ndjerëve do tu bëhet autopsi, përderisa te shoferi i mbijetuar do të hetohet prania eventuale e alkoolit dhe substancave të tjera. Po ndërmerren veprime për konfirmimin e shkaqeve të aksidentit”, njoftuan nga Prokuroria. fc/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR