• e hënë, 23 dhjetor 2024

PP: Deri në mbylljen e vendvotimeve nuk ka arritur asnjë denoncim për vepër penale lidhur me zgjedhjet

PP: Deri në mbylljen e vendvotimeve nuk ka arritur asnjë denoncim për vepër penale lidhur me zgjedhjet

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Deri në mbylljen e vendvotimeve në adresën elektronike të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut izbori@jorm.mk nuk kanë arritur asnjë denoncim për vepër penale lidhur me zgjedhjet, informuan sonte nga Prokuroria. 

"Në bazë të informacioneve të mara nga prokuroritë publike në mbarë shtetin, dita e zgjedhjeve në rrethin e parë të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut kaloi e qetë dhe pa shkelje të mëdha të procesit të zgjedhjeve. Nuk janë shënuar incidente serioze të cilat do të kishin shenja të veprës penale kundër zgjedhjeve dhe votimit ose vepra të tjera penale të cilat do ta dëmtonin procesin zgjedhor", thuhet në kumtesë. 

Siç informojnë nga PP, komisioni i përkohshëm i Prokurorisë Publike për parregullsi eventuale zgjedhore e ka ndjekur rrjedhën e votimit, ndërsa gjatë ditës ishin organizuar kujdestari të organizuara të jashtëzakonshme në të gjitha prokuroritë themelore publike. Prokuroria publike është koordinuar edhe me institucionet e tjera kompetente për ndjekjen e procesit zgjedhor. 

"Komisioni do të vazhdojë me punën e tij deri në përfundimin e ciklit të zgjedhjeve. Të gjitha dyshimet eventuale për vepra penale të cilët do të mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor do të hetohen, ndërsa lëndët do të kenë prioritet për veprim në prokuroritë publike", bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR