• e hënë, 23 dhjetor 2024

PP: Autopsi ndaj viktimave në Lepenc, paraburgim për shkupjanin që parakaloi kolonën

PP: Autopsi ndaj viktimave në Lepenc, paraburgim për shkupjanin që parakaloi kolonën

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup është duke mbledhur prova për aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi pardje në rrugën Shkup - Bllacë, në të cilin humbën jetën tre persona, trupat e të cilëve u nxorrën nga lumi Lepenc pasditen e djeshme.

"Pas nxjerrjes së veturës "BMV" me targa të Kosovës dhe tre trupave të udhëtarëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenec, do të lëshohet urdhër për autopsi, ndërsa prokurori publik po koordinon të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes", informojnë nga Prokuroria Publike.

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik dje ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është arrestuar pas aksidentit. 

"Bëhet fjalë për një 64-vjeçar banor i Shkupit i cili drejtonte veturën "Folksvagen Turan" me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka kaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura kosovare. Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje", thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Në aksin rrugor Shkup – Bllacë pardje një automobil "Folksvagen Turan" me targa  të Shkupit ka goditur veturën "BMV" me targa të Kosovës, pas së cilës automjeti ka rënë në lumin Lepenec. Në të ndodheshin katër pasagjerë, anëtarë të një familjeje, nga të cilët një djalë 21-vjeçar u shpëtua dhe u dërgua në spitalin "8 Shtatori" në Shkup. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR