• e premte, 05 korrik 2024

PP: Është paraqitur propozim për caktimin e paraburgimit prej 48 orëve për tre të ndaluarit lidhur me vajzën e zhdukur

PP: Është paraqitur propozim për caktimin e paraburgimit prej 48 orëve për tre të ndaluarit lidhur me vajzën e zhdukur

Shkup, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Prokurori publik në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e paraburgimit prej 48 orëve për tre nga pesë personat e ndaluar gjatë ditës së djeshme në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanj , për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Siç kumtuan nga Prokuroria Publike, gjatë gjithë ditës po ndërmerren veprime për sigurimin e provave.

"Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën. Të gjitha spekulimet që synojnë të komprometojnë hetimin në këtë moment do të sanksionohen ashpër", thuhet në kumtesën e PP-së.

Nga MPB-ja informojnë se SPB Shkup intensivisht po punon për zbardhjen e rastit, pas së cilës do ta informojnë opinionin.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë ndaluar pesë persona në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës Vanja.

"Mbrëmë deri në orët e vona është punuar në mënyrë intensive. Më duhet të them se kemi ndaluar pesë persona dhe kemi siguruar një automjet, që do të thotë se aktivitetet janë duke vazhduar. Është diçka plus që ne e kemi ndërmarrë në lidhje me gjithçka që e sigurojmë si provë, si gjurmë, me qëllim për ta zbardhur këtë rast, tha dje ministri i Punëve të Brendshme", Oliver Spasovski.

Ai ka sqaruar se në periudhën e kaluar janë ndërmarrë një sërë masash hetimore penale për zbardhjen e të gjitha këtyre fakteve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR