• e premte, 26 prill 2024

Pothuajse gjashtë muajsh një pjesë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë i presin kompensimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në 2022

Pothuajse gjashtë muajsh një pjesë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë i presin kompensimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në 2022

Tetovë, 14 shkurt 2023 (MIA) - Disa nga anëtarët e këshillave zgjedhorë ende nuk i kanë marrë kompensimet për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës që u mbajtën më 20 gusht 2022. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve konfirmon se do të duhet akoma kohë për të paguar kompensimet.

Në fund të muajit ose në fillim të marsit do të paguhen të gjithë anëtarët e këshillave zgjedhore. Deri më tani janë paguar 80 për qind e njerëzve. Për shkak të obligimeve të punës të anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, nuk ka qenë e mundur që të bëhet përnjëherë. Anëtarët e këshillit zgjedhor që ishin të angazhuar në vendvotimet në Drenovec, Poroj dhe Xhepçishtë mbeten për t'u paguar. Të tjerët janë paguar, njoftoi Nazmi Dauti, kryetar i KKZH-së Tetovë.

Edhe për zgjedhjet e 17 tetorit 2021, anëtarët e KKZH-së dhe këshillave zgjedhorë kanë pritur disa muaj që t'u paguhen kompensimet, kështu ka ndodhur edhe gjatë vitit 2022. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR