Pothuajse 800.00 njerëz evakuohen në Bangladesh para mbërritjes së ciklonit
- Në Bangladesh pothuajse 800.000 njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikuara para mbërritjes së ciklonit të fortë që u formua mbi Gjirin e Bengalit, kumtoi Ministria e Gjendjeve të Jashtëzakonshme e vendit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:38, 26 maj, 2024
Dakë, 26 maj 2024 (MIA) - Në Bangladesh pothuajse 800.000 njerëz janë evakuuar nga zonat e rrezikuara para mbërritjes së ciklonit të fortë që u formua mbi Gjirin e Bengalit, kumtoi Ministria e Gjendjeve të Jashtëzakonshme e vendit.
Banorët e pjesës bregdetare të Bangladeshit janë evakuuar në në 4.000 strehimore, ndërsa për shkak të motit të ligë që po vjen janë mbyllur të gjitha shkollat në rajon.
Moti i ligë pritet vonë në mbërmje ta përfshijë Bangladeshin dhe bregun e Bengalit perëndimor të Indisë.
Foto: Enti Metereologjik i Indisë