• e diel, 22 dhjetor 2024

Pothuajse 20 milionë fëmijë në BE ekspozohen në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social

Pothuajse 20 milionë  fëmijë në BE ekspozohen në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social

Bruksel, 27 shtator 2023 (MIA) - Gjatë vitit 2022, gjithsej 24,7 për qind e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç në BE ose pothuajse 20 milionë, janë ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, kumtoi Shërbimi Statistikor Evropian-Eurostat.

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, në krahasim me vitin 2021, përqindja e fëmijëve të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social shënon rritje prej 0,3 për qind pikë.

Shikuar sipas vendeve, përqindje më të madhe të fëmijëve në këtë kategori të rrezikuar ka në Rumani dhe atë prej 41,5 për qind, para Bullgarisë me 33,9 për qind dhe Spanjës me 32,2 për qind.

Nga ana tjetër, përqindje më të vogël të fëmijëve të ekspozuar në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social ka Sllovenia prej 10,3 për qind, pas së cilës vijojnë Çekia me 13,4 dhe Danimarka me 13,8 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR