• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pothuajse 2.500 njerëz janë shpëtuar pas një stuhie bore në rajonin Odesa në Ukrainë 

Pothuajse 2.500 njerëz janë shpëtuar pas një stuhie bore në rajonin Odesa në Ukrainë 

Kiev, 28 nëntor 2023 (MIA) - Pothuajse 2.500 njerëz janë shpëtuar pas një stuhie bore në rajonin Odesa të Ukrainës jugore, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Kiper, duke shtuar se 313 vendbanime në këtë rajon janë pa energji për shkak të motit të keq.

Ditët e fundit, rajoni Odesa, i cili ndodhet në bregun e Detit të Zi, është goditur nga një seri stuhish të mëdha dëbore që kanë bllokuar automjetet dhe kanë rrëzuar linjat e energjisë elektrike.

Janë nxjerrë 849 automjete të bllokuara, nga të cilat 24 autobusë dhe 17 autoambulanca”, ka shkruar guvernatori në rrjetin social Telegram.

Sipas tij, ë gjithë ata që përfunduan në grackën e borës kanë shpëtuar.

Në Rusinë jugore, e cila gjithashtu u godit nga një stuhi dimërore, 346.000 konsumatorë mbetën pa energji, kumtuan autoritetet.

"Energjia elektrike është rinovuar plotësisht në rajonin e Krasnodarit, Republikën Dagestan dhe rajonin e Rostovit, deklaroi ministri i Energjetikës Nikolajj Shulginov për televizionin "Rusia-24".

Ai shtoi se rreth 100 mijë konsumatorë në Krime janë ende pa energji elektrike dhe sipas tij, deri nesër në mesditë do t'u rikthehet furnizimi me energji elektrike. ls/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR