• e premte, 05 dhjetor 2025

Pothuajse 17 për qind dalje në Strugë deri në orën 13

Pothuajse 17 për qind dalje në Strugë deri në orën 13

Strugë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Në Strugë dhe rajonin e Strugës, dalja në votime deri në orën 13:00 është 16,77 për qind, informoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta.

Procesi zgjedhor, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, sipas tij, po vazhdon qetë dhe pa parregullsi.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në listën e votuesve në Strugë, janë regjistruar 62.711 votues, të cilët e ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 101 vendvotime. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR