• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Pothuajse 150 tërmete për më pak se pesë orë në rajonin e Napolit, seria më e madhe në 40 vitet e fundit

Pothuajse 150 tërmete për më pak se pesë orë në rajonin e Napolit, seria më e madhe në 40 vitet e fundit

Napoli, 21 maj 2024 (MIA) - Pothuajse 150 tërmete, më të fortat në 40 vitet e fundit, janë regjistruar mbrëmë dhe këtë mëngjes në Campi flegrei në afërsi të Napolit në Italinë jugore, ku nuk janë shkaktuar dëme të mëdha, por ka pasur panik në popullatë, njoftojnë autoritetet. 

Tërmet me magnitudë prej 4,4 ballë është regjistruar në orën 20 e 10 minuta sipas kohës lokale me thellësi prej 2,5 kilometra, njofton Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë.

Instituti regjistroi dhjetëra lëkundje më të dobëta në orët në vijim. Gjithsej, rreth 150 tërmete goditën zonën në më pak se pesë orë, duke filluar nga ora 19:50. Sipas përfaqësuesit të Institutit, Mauro Di Vito, “kjo është seria më e fuqishme e tërmeteve në 40 vitet e fundit”. 

Në videot e postuara në mediat sociale nga banorët, shishe qumështi dhe pije mund të shihen të shpërndara në dyshemenë e dyqaneve në komunën e Pozuolit në zonën e Campi felgrei, ku jetojnë rreth gjysmë milioni njerëz. Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në Napoli, përfshirë edhe portin.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura sot në Pozuoli, ku qendrat e strehimit janë të hapura dhe tendat janë vendosur në një parking dhe shesh buzë detit për të akomoduar banorët, njoftoi në Fejsbuk kryebashkiaku i qytetit, Luixhi Manconi. Nga brigada e zjarrfikësve thonë se banorët kanë raportuar për çarje të shtëpive dhe pjesë që kanë rënë nga fasadat e banesave.

Campi flegrei janë nën hijen e malit Vezuv, shpërthimi i të cilit fshiu Pompein nga harta në vitin 79 të erës sonë. Banorët vendas dhe shkencëtarët janë të shqetësuar për një ringjallje të aktivitetit për shkak të gazrave të çliruar nga magma duke ushtruar presion në sipërfaqe dhe duke shkaktuar plasaritjen e tokës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR