• e martë, 24 dhjetor 2024

Portalet e internetit formuan një shoqatë për përmirësimin e statusit të tyre në shoqëri

Portalet e internetit formuan një shoqatë për përmirësimin e  statusit të tyre në shoqëri

 Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Përfaqësues të një grupi të mediave profesionale onlajn formuan Shoqatën për mbrojtjen dhe përparimin e mediave në internet Onlinemedia.mk.

Shoqata, siç informojnë, do të angazhohet për trajtimin plotësisht të barabartë të portaleve profesionale në internet me mediat tradicionale, veçanërisht edhe për shkak të faktit që hulumtimet tregojnë se mediat në internet tashmë janë një segment dominues i industrisë mediatike, si në botë ashtu edhe te ne. 

"Portalet e internetit në Maqedoninë e veriut  në të ardhmen bashkërisht do të luftojnë për përmirësimin e  statusit të tyre në shoqëri dhe për përmirësimin e  standardeve profesionale dhe trajtimin në komunitetin mediatik. Pas një kohe të gjatë, portalet e internetit bashkohen në idenë  të veprojnë së bashku për përmirësimin e këtij sektori mediatik dhe për vendosjen e rregullave të lojës", theksojnë nga shoqata. 

 Në mbledhjen e parë të Shoqatës, përfaqësuesit e botuesve kanë ngritur disa çështje të rëndësishme, duke afirmuar, siç bëjnë informojnë,  edhe kërkesën që portalet e internetit të hyjnë në Ligjin për Media, në ndryshimet e ardhshme të këtij ligji që priten së shpejti. Gjithashtu, edhe në ndryshimet e paralajmëruara në rregulloren zgjedhore, anëtarët e Onlinemedia.mk pajtohen që të bëhen ndryshime të rëndësishme, me qëllim që të refuzohen kufizimet gjatë reklamimit zgjedhor në mediat onlajn.

 Themelues të shoqatës janë Semi Mehmeti, Aleksandar Damovski, Dejan Nikollovski, Branko Geroski dhe Naser Pajaziti, ndërsa kryetar është Vladimir Koshevaliski.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR