Porota ka shpallur Donald Trampin fajtor për të gjitha akuzat në rastin "para për heshtje"
- Donald Tramp është ish presidenti i parë i SHBA-së që dënohet për vepër penale, pasi mbrëmë porota në Nju-Jork e ka shpallur fajtor për falsifikimin e dokumenteve, për të mbuluar pagesat për një yll pornografie para zgjedhjeve të vitit 2016.
- Post By Fami Bajrami
- 07:55, 31 maj, 2024
Nju-Jork, 31 maj 2024 (MIA) - Donald Tramp është ish presidenti i parë i SHBA-së që dënohet për vepër penale, pasi mbrëmë porota në Nju-Jork e ka shpallur fajtor për falsifikimin e dokumenteve, për të mbuluar pagesat për një yll pornografie para zgjedhjeve të vitit 2016.
Pas mendimit dyditor, porota 12-të anëtarëshe publikoi se ka shpallur Tarmpin fajtor për të gjitha 34 akuzat kundër tij.
Gjykatësi Huan Merkan caktoi një seancë dëgjimore për 11 korrik në orën 10:00 sipas kohës së mesme evropiane.
Data është afër Konventës kombëtare republikane, e cila është caktuar për më 15 korrik.
Akti e shtyen SHBA-në në një territor të panjohur para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur Trump, kandidati republikan, do të përpiqet tentojë të kthejë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti demokrat, Xho Bajden.
Tramp menjëherë e dënoi gjykimin si "të kurdisur" dhe "turp" dhe tha se ai ishte "shumë i pafajshëm" dhe se "vendimi i vërtetë" do të miratohet në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor, ku kandidat do të jetë i republikanëve.
"Aktivendimi i vërtetë do të jetë më 5 nëntor, ndërsa do të miratohet nga populli amerikan", tha ai në deklaratë në korridorin e gjyqit në Nju-Jork, pasi u shpall fajtor për të gjitha pikat e akuzës - madje 34.
Tramp është ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shpallet fajtor në procedurë penale.
Ai do të jetë kandidati presidencial republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor dhe rivali i tij është presidenti aktual, demokrati Xhozef Bajden.
Shefi i Partisë Republikane të Dhomës së përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Majk Xhonson, e dënoi "ditën e turpit të historisë amerikane" si përgjigje të faktit se Donald Tramp u shpall fajtor në një gjykatë në Nju-Jork.
"Sot është dita e turpit për historinë amerikane", tha Xhonson, duke shtuar se ajo është "procedurë e pastër politike, e jo juridike" dhe se akuzat janë "qesharake".
Nga fushata zgjedhore të presidentit Xho Bajden thuhet se "askush nuk është mbi ligjin". rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s