• e hënë, 23 dhjetor 2024

Poroshenko: Ne presim një ftesë në NATO dhe duam garanci sigurie

Poroshenko: Ne presim një ftesë në NATO dhe duam garanci sigurie

Kiev, 12 korrik 2023 (MIA) - Ish presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko thotë se vendi i tij "pret ftesë" për në NATO dhe se dëshiron "garancione të sigurisë".

"Jemi në pritje të një ftese, ndërsa anëtarësimi, ende. Sepse ne duhet të punojmë shumë me reformat, me ndërtimin... me forcimin e mekanizmit tonë të sigurisë... por në të njëjtën kohë duam garanci sigurie", tha Poroshenko për Skaj Njus.

Ai shtoi se "e kupton se nuk është reale tani" për anëtarësimin e plotë, por tha se vendit të tij i duhet një datë kur duhet të plotësohen kushtet.

Anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në aleancë ishte në qendër të bisedimeve në samitin dy ditor të NATO-s në Lituani. sa/

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR