• e hënë, 23 dhjetor 2024

Polonia dhe Çekia do t’i zgjerojnë kontrollet kufitare drejt Sllovakisë shkaku i emigrantëve

Polonia dhe Çekia do t’i zgjerojnë kontrollet kufitare drejt Sllovakisë shkaku i emigrantëve

Varshavë/Pragë, 12 tetor 2023 (MIA) - Polonia dhe Republika Çeke do t'i vazhdojnë kontrollet e përkohshme në kufijtë e tyre me Sllovakinë deri në nëntor, pasi vendet po përpiqen që të kufizojnë fluksin e emigrantëve ilegalë.

Ministri polak i Punëve të Brendshme, Mariush Kaminski deklaroi se qeveria do t'i vazhdojë kontrollet deri në 2 nëntor, pas një vendimi të ngjashëm me qeverinë çeke të mërkurën në mbrëmje.

Të dy vendet bashkë me Austrinë, forcuan mbikëqyrjen e kufijve të tyre më Sllovakinë më 4 tetor që të mbrohen nga kontrabandistët dhe rritja ilegale e emigrantëve.

"Kemi rezultate të mira, kemi efekte të qarta", tha Kaminski.

Sllovakia është vend transit për emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani të cilët po përpiqen të arrijnë në Gjermani pasi në Bashkimin Evropian kaluan nëpërmjet Hungarisë nga Serbia e cila nuk është në BE.

Sllovakia dje ka vazhduar kontrollet në kufirin e saj me Hungarinë deri në 3 nëntor. Numri i emigrantëve të cilët kanë hyrë në Hungari është rritur njëmbëdhjetë herë më shumë pothuajse 40.000 këtë vitë, tregojnë të dhënat qeveritare.

Muajin e kaluar edhe Gjermania ka vendosur kontrolle në kufijtë e saj. Polonia, Sllovakia, Çekia, Hungaria, Austria dhe Gjermania janë pjesë e zonës së hapur në Shengen të BE-së.

Pyetja për emigrantët ilegalë u theksua në fushatën parazgjedhore në Evropën Qendrore. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR