• e enjte, 07 nëntor 2024

Polonia është kundër kursimeve të detyrueshme të gazit në BE

Polonia është kundër kursimeve të detyrueshme të gazit në BE
Varshavë, 25 korrik 2022 (MIA) – Polonia është kundër propozimit të BE-së për kursime të detyrueshme prej 15 për qind në konsumin e gazit duke pasur parasysh tensionet me Rusinë. "Mund të flasim për mekanizma vullnetarë, mund të flasim për kursime në vende të veçanta", tha ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Klimës, Ana Moskva. Por, ajo shtoi se është e vështirë të dakordohet  me qëllimin për kursim të plotë "pa ditur se si do të jetë dimri që vjen". Sipas saj,  depot për gaz në Poloni "tashmë janë plot". Gjermania po përballet me një krizë energjetike, ndërsa gjiganti energjetik shtetëror rus Gazprom kumtoi se do ta reduktojë rrjedhën e gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1 deri në Gjermani deri në 20 për qind të kapacitetit maksimal, duke përmendur si arsye riparimet në një turbine tjetër. Politikanët gjermanë druajnë se ky është një mashtrim dhe është një hakmarrje ruse për mbështetjen gjermane për Ukrainën pas invadimit nga ana e  Moskës, e cila u përball me sanksione të BE-së, përkujton DPA. Ministrat e Energjetikë së BE-së nesër në Bruksel do të bisedojnë  për propozimin e Komisionit për kursim prej 15 për qind. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR