Poloni: Tusk akuzoi Dudën për pengim të drejtësisë
- Pasi sot në pallatin e presidentit polak, Andzhej Duda u panë dy politikanë që duhet të vuanin dënimet me burg, kryeministri polak Donald Tusk akuzoi presidentin për pengim të drejtësisë.
- Post By Qefsere Abduli
- 20:01, 9 janar, 2024
Varshavë, 9 janar 2024 (MIA) - Pasi sot në pallatin e presidentit polak, Andzhej Duda u panë dy politikanë që duhet të vuanin dënimet me burg, kryeministri polak Donald Tusk akuzoi presidentin për pengim të drejtësisë.
Tusk paralajmëroi se edhe Duda edhe udhëheqësi i partisë nacionaliste Ligji dhe Drejtësi, Jaroslav Kaçinski mund të ishin përgjegjës për pengimin e drejtësisë.
"Situata është e pabesueshme. Personat e dënuar duhet të dërgohen në burg, por ata zgjodhën një vend tjetër, më të rehatshëm – pallatin presidencial", tha Tusk.
Disa javë pasi LD-ja erdhi në pushtet në vitin 2015, Duda lëshoi një falje për Mariush Kaminski i cili u dënua për abuzim me ndikimin politik, duke e lejuar atë të bëhej ministër i brendshëm.
Avokatët polakë pyetën më pas se si Duda mund të vendoste për faljen përpara vendimit përfundimtar të gjykatës së Apelit.
Në procedurën para gjykatës së Apelit u vendos rihapja e çështjes dhe dhjetorin e kaluar Kaminski dhe zëvendësi i tij Maciej Vasik u dënuan me dy vjet burg për shpërdorim të pushtetit politik. qa/
Foto: arkivi i MIA-s