• e diel, 22 dhjetor 2024

"Politiko": Shefat e diplomacive të BE-së planifikojnë bojkot të Samitit për punë të jashtme të Orbanit

Bruksel, 15 korrik 2024 (MIA) - Hungaria, në përbërjen e kryesuesit aktual me BE-në, paralajmëroi se për 28 dhe 29 gusht planifikon mbajtjen e Samitit për punë të jashtme në Budapest, por në periudhën e njejtë do të caktohet edhe mbledhja e Këshillit të Punëve të Jashtme të Unionit (FAK), pohoi portali i Brukselit "Politiko", duke i'u referuar burimeve diplomatike.

Sipas portalit, me gjestin e tillë për "bojkot" të Samitit në Budapest, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duan "ta poshtërojnë Hungarinë".

Burimet diplomatike theksojnë se Samiti i paralajmëruar është vlerësuar si mundësi e shkëkqyer për kryeministrin hungarez Viktor Orban "të bëjë përpjekje për ta formësuar politikën e jashtme të BE-së", dhe t'i mundësojë shefit të diplomacisë hungareze Peter Sijarto të "jetë në qendër të vëmendjes".

Burimet e njejta konfirmojnë se pas njoftimit të "Samitit të Orbanit", përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell vendosi për datën e njejtë të konvokojë "mbledhje zyrtare" të Këshillit për punë të jashtme.

Tensionet e politikës së jashtme midis institucioneve të BE-së dhe Orbanit u përshkallëzuan pas "vizitave të paqes" të tij të vetëshpallura në Moskë dhe Pekin, pa koordinim me udhëheqësit e BE-së.

Tensionet në marrëdhëniet BE-Hungari kanë qenë në rritje prej vitesh, me Unionin që akuzon Budapestin për kthim prapa në respektimin e normave demokratike dhe sundimit të ligjit, i ndjekur nga ndërprerja e funksionimit të qetë të bllokut nga Hungaria duke bllokuar miratimin e disa rregulloreve ligjore ose marrjen e vendimeve financiare.

Në takimin e parë të nivelit ministror të organizuar nën presidencën hungareze në Budapest, kushtuar politikës industriale, morën pjesë vetëm shtatë ministra nga shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe asnjë komisioner i vetëm evropian nuk erdhi në kryeqytetin e Hungarisë, megjithëse është e zakonshme për të tilla tubime për të marrë pjesë edhe anëtarë të Komisionit Evropian që mbulojnë departamentin përkatës.

Burimet diplomatike pohojnë se ideja e organizimit të një "kundërmbledhjeje të ngjarjes së Orbanit" tashmë është diskutuar joformalisht midis disa vendeve të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, dhe se Borell të mërkurën në takimin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Qeverive të anëtarëve të BE-së (Koreper) planifikon të prezantojë planin për mbajtjen e takimit të FAK-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR