• e diel, 23 shkurt 2025

Politiko: Prokurori special Xhek Smit dha dorëheqje pas përfundimit të hetimeve penale kundër Trampit

Politiko: Prokurori special Xhek Smit dha dorëheqje pas përfundimit të hetimeve penale kundër Trampit

Uashington, 12 janar 2025 (MIA) – Prokurori special amerikan Xhek Smit dha dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë, pas përfundimit të hetimeve penale kundër presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp lidhur me gjoja përpjekjet e tij ta ndryshojë humbjen e tij në zgjedhje në vitin 2020, njoftoi sot “Politiko”.

Lajmi për dorëheqjen e Smitit ishte publikuar sot më parë në fusnotën e parashtrimit në Ministrinë e Drejtësisë dërguar gjykatëses amerikane të qarkut, Ajlin Kenon, në të cilën nga ajo kërkohet që të mos e vazhdojë urdhrin gjyqësor me të cilin përkohësisht e bllokon publikimin e raportit përfundimtar të Smitit për hetimet ndaj Trampit. 

Përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë deklaruan se gjykatësja i ka tejkaluar autorizimet e saja dhe nuk ka pasur autorizim që ta bllokojë prokurorin shtetëror Merik Garland që t’i publikojë të dhënat e Smit. 

Ndalesa e dhënë nga Kenon është në fuqi deri të hënën. 

Sipas “Politiko”, pritej që Smit të japë dorëheqje para se të skadojë mandati i presidentit aktual amerikan Xho Bajden, ndërsa Trampi vazhdimisht bënte thirrje që Smit të ndiqej penalisht dhe propozoi që të përjashtohej nga vendi. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR