• e hënë, 23 dhjetor 2024

Politiko: Nga një kasafortë e Interpolit janë zhdukur dosje të ndjeshme të zyrtarëve më të lartë policor të organizatës

Politiko: Nga një kasafortë e Interpolit janë zhdukur dosje të ndjeshme të zyrtarëve më të lartë policor të organizatës

Bruksel, 27 mars 2024 (MIA) - Agjencia policore e BE-së (Europol) është goditur nga një krizë e madhe pasi dosjet e ndjeshme të zyrtarëve të lartë të policisë u zhdukën.

Sipas një shënimi të brendshëm, te i cili pati qasje portali Politiko, këto të dhëna, të cilat mbahen të mbyllura dhe me çelës në selinë e Europol-it në Hagë, u zhdukën në shtator të vitit të kaluar, dhe ndër dosjet që mungonin ishin dosjet e printuara të drejtoreshës ekzekutive të Europol-it Ketrin de Boll, tre zëvendësit e saj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Dosjet e ndjeshme personale të printuara të Europolit mbahen të mbyllura në një kasafortë, në një dhomë me akses të kufizuar të stafit dhe shumë pak njerëz e dinë fjalëkalimin e kasafortës.

"Më 6 shtator të vitit 2023, udhëheqsia e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur", thuhet në shënim.

Shtohet se që atëherë ata po përpiqen të përcaktojnë se si ndodhi.

"Duke pasur parasysh rolin e Europolit si një agjenci e zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve personale të anëtarëve të stafit përbën një incident serioz të shkeljes së sigurisë dhe të dhënave personale," thuhej në shënim.

Portali i Brukselit raportoi gjithashtu se disa nga dosjet e zhdukura u rishfaqën kur një qytetar i gjeti të lënë në një vend publik në Hagë dhe i dërgoi në një stacion policor të vendit.

Zëdhënësi i policisë së Hagës, Stiven van Santen, tha se policia është e përfshirë në disa detaje lidhur me hetimin e brendshëm në vazhdim të Europolit. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR