• e hënë, 23 dhjetor 2024

Politiko: Mishel nuk dëshiron ta ftojë Fon der Lajenin në takimin joformal të liderëve të BE-së

Politiko: Mishel nuk dëshiron ta ftojë Fon der Lajenin në takimin joformal të liderëve të BE-së

Bruksel, 11 qershor 2024 (MIA) - Plani i fundit i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel për të zëvendësuar kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përfshin mbajtjen e saj jashtë diskutimeve për funksionin e saj aktual dhe perspektivat e ardhshme, shkruan botimi i Politikos në Bruksel.

Në bisedimet me liderët e BE-së dhe ekipet e tyre, kryetari i Këshillit Evropian propozoi përjashtimin e kryetares së KE-së nga takimi me liderët e vendeve anëtare të BE-së të planifikuar për 17 qershor, ku do të bisedohen pozitat kryesore në BE, shkruan Politiko, duke u thirrur në diplomatët evropianë, zyrtarë të lartë dhe zyrtarë nga qeveritë nacionale.

“Vendet anëtare janë gjithnjë e më të irrituar nga roli i Sharl Mishelit në procesin e përzgjedhjes për kryetarin e Komisionit. Si duket ai niset nga motive thjesht personale”, tha një burim diplomatik evropian.

I takon Mishelit të vendos se kush mund t'i bashkohet darkës me liderët, me faktin se është një samit joformal.

Sipas burimeve të Politikos, ka pasur një reagim të fuqishëm nga kryeqytetet evropiane kundër propozimit të Mishelit, ndërsa rivaliteti i tij historik me fon der Lajen ka luajtur rol kyç në marrëdhëniet e tyre. Disa kryeqytete evropiane besojnë se Misheli po përpiqet ta heqë qafe fon der Lajenin në fund të mandatit të saj, duke u përpjekur të parandalojë përsëri emërimin e saj të mundshëm si shefe e KE-së.

Liderët duhet të koordinohen për kryetarët e ardhshëm të Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, si dhe për shefin e ardhshëm të diplomacisë evropiane. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR