• e hënë, 23 dhjetor 2024

Politiko: Janë rezervuar vendet për katër postet kryesore në Bashkimin Evropian

Politiko: Janë rezervuar vendet për katër postet kryesore në Bashkimin Evropian

Bruksel, 12 qershor 2024 (MIA) - Pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, fokusi tani është në atë se kush do të ndërmarrë katër funksionet kyçe në Bashkimin Evropian, por duket se ato pozita tahsmë janë rezervuar, shkruan Politiko.

Portali njofton se ka pasur konsensus jashtëzakonisht të hershëm për pozitat kryesore, pra Ursulla fon der Llajen mbetet kryetare e Komisionit Evropian, portugezi Antonio Koshta mbetet kryetar i Këshillit Evropian, Roberta Mecolla nga Malta mbetet kryetare e Parlamentit Evropian, ndërsa në pozitën shef i diplomacisë së KB-së vjen Kaja kallas nga Estonia.

"Nëse keni pritur duele mujore, veprime emocionuese politike dhe njerëz të fuqishëm në Bruksel, të cilët nxjerrin tika të mprehta për të siguruar poste kyçe në BE pas zgjedhjeve evropiane, ndoshta do të zhgënjeheni", shkruan Poitiko. bsh/

Foto: MIA arkiv 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR