Politiko: Bajdeni e mbështet kryeministrin holandez Mark Rute për sekretar të përgjithshëm të NATO-s
- - Presidenti amerikan Xho Bajden e mbështet kryeministrin holandez Mark Rute të bëhet sekretar i përgjthshëm i ardhshëm i NATO-s, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan për "Politiko".
- Post By Fitore Curri
- 08:58, 22 shkurt, 2024

Uashington, 22 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e mbështet kryeministrin holandez Mark Rute të bëhet sekretar i përgjthshëm i ardhshëm i NATO-s, deklaroi një përfaqësues anonim amerikan për "Politiko".
Media njoftoi se dy e treta e vendeve të NATO-s e mbështesin nominimin e Rutes që ta udhëheqë Aleancën më vonë këtë vit.
Funksionari amerikan anonim tha se mbështetja e Bajdenit për Ruten sipas gjitha gjasave do të inkurajojë më shumë anëtare të NATO-s ta mbështesin nominimin e Rutes pas konkurrencës disamujore mes tij dhe disa liderëve të tjerë evropianë për atë funksion. fc/
Fotografia: Arkivi