Politiko: Ambicia e kryeministrit Edi Rama është që Shqipëria të heqë pagesat me para në dorë deri në vitin 2030
- Në një vend ku "paraja në dorë" është mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama është që Shqipëri t'i heqë pagasat me para në dorë deri në vitin 2030. Kjo mund ta kthejë vendin përmbys, raportuan mediat shqiptare në një tekst të "Politikos".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:45, 4 gusht, 2025
Tiranë, 4 gusht 2025 (MIA) - Në një vend ku "paraja në dorë" është mbret, ambicia e kryeministrit Edi Rama është që Shqipëri t'i heqë pagasat me para në dorë deri në vitin 2030. Kjo mund ta kthejë vendin përmbys, raportuan mediat shqiptare në një tekst të "Politikos".
Sipas burimit të njëjtë për vite me radhë, shqiptarët kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre nën dyshek - pranë AK-47-shit të tyre, siç thuhet në shakanë kombëtare - në vend që t’i mbajnë në banka. Por nëse Rama dëshiron, Shqipëria do të bëhet ekonomia e parë pa para të gatshme në botë.
"Një pjesë e madhe e arsyes për këtë është se për momentin shumë transaksione ndodhin nën banak. Eliminimi i parave të gatshme është një përparësi absolute për vendet me informalitet të lartë dhe sasi destabilizuese të parave të paligjshme në sistemin financiar", tha Selami Xhepa, profesor i shkencave ekonomike në Universitetin e Tiranës.
Problemi është se sistemi bankar dhe shoqëria mund të mos jenë gati për të ndërmarrë këtë hap. Shumica e shqiptarëve preferojnë t’i menaxhojnë kursimet e tyre jashtë sistemit bankar, duke i fshehur kartëmonedhat në vende të padukshme dhe duke këmbëngulur në pagesat me para në dorë sa herë që është e mundur.
Edhe në guidat turistike për Shqipërinë, shprehja "paraja është mbret" shfaqet shpesh si këshillë për vizitorët. Edhe pse shumica e dyqaneve zinxhir ose restoranteve më të mëdha pranojnë karta, kafenetë, sallonet e bukurisë, butikët, kompanitë e telekomunikacionit dhe dyqanet ushqimore nuk e bëjnë këtë.
Në një dyqan rrobash në qendër të Tiranës, kur POLITICO u përpoq të paguante me një kartë dixhitale, arkëtari dukej i hutuar dhe pyeti, "para në dorë?".
Kishte një rrëfim të ngjashëm në taksi dhe autobusë -
"Qeveria ta çlirojë Shqipërinë nga ajo që raporti i vendit i Komisionit Evropian për vitin 2024 e përshkroi si një “ekonomi e madhe informale” që pengon biznesin dhe konkurrencën (për të mos përmendur uljen e të ardhurave tatimore)", thekson Politiko.
Vlerësimet e vendosin ekonominë gri - pjesën e ekonomisë që nuk përfshihet në statistikat zyrtare — në midis 29 dhe 50 përqind të produktit të brendshëm bruto.
Spiro Brumbulli, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Shqiptare, i tha POLITICO-s se qeveria dhe institucionet do të hartojnë një plan për të hapur rrugën për një kalim pa para në dorë, me hapat e mëtejshëm që përfshijnë një kufi për blerjet e bëra me monedhë fizike, integrimin me sistemin e pagesave SEPA të BE-së deri në tetor dhe lançimin e pagesave të menjëhershme SEPA menjëherë pas kësaj.
Një nga problemet është se shqiptarët thjesht nuk i pëlqejnë bankat. Një anketë e kohëve të fundit nga Shoqata Shqiptare e Bankave zbuloi se vetëm 34% e popullsisë u besonte atyre. Banka Botërore raportoi se më pak se 50% e shqiptarëve kanë një llogari bankare .
Banka e Shqipërisë thotë se 78 për qind “kanë akses” në një llogari bankare, më pak se mesatarja evropiane prej 96 për qind.
Ideja e kalimit gjithnjë e më shumë pa para në dorë po ndiqet nga shumë vende të zhvilluara, si Suedia, Estonia dhe Irlanda. Megjithatë, Shqipëria është një çështje tjetër dhe skepticizmi publik është i kuptueshëm.
Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, bankat dhe institucionet financiare, së bashku me “kompanitë e investimit”, filluan të shfaqeshin dhe të premtonin norma interesi tepër të larta deri në 19 përqind për depozitat.
"Disa firma u rritën shpejt në më shumë se 25, dhe në kulmin e kësaj çmendurie, një në gjashtë shqiptarë kishin investuar para - në shumë raste, të gjitha kursimet e jetës së tyre - në skemat piramidale. Investitorët e hershëm morën pagesa bujare, por këto u bënë më të vogla dhe më të rralla ndërsa sistemi u përkul nën peshën e vet. Deri në janar të vitit 1997, firmat e para filluan të falimentonin, duke i shtyrë shqiptarët të përpiqeshin të tërhiqnin fondet e tyre në masë, duke krijuar një rreth vicioz të rënies së mëtejshme", thekson Politiko.
Deri në mars, vendi ishte në kaos dhe kishte filluar rebelimi. Ushtarët dhe policia braktisën postet e tyre, dhe turma shqiptarësh të zemëruar e të pafuqishëm akuzuan qeverinë se nuk i ndaloi mashtrimet dhe madje kishte përfituar prej tyre.
"Rreth 2,000 njerëz u vranë në përleshjet midis qytetarëve dhe autoriteteve, si dhe nga bandat e armatosura me më shumë se një milion armë të grabitura nga depot shtetërore të armëve. Në përgjithësi, u humbën rreth 1.2 miliardë dollarë - ekuivalente me gjysmën e PBB-së në atë kohë. Kjo periudhë shkaktoi valë migrimi, e ktheu vendin vite prapa në zhvillimin e tij dhe shkatërroi besimin e qytetarëve te institucionet bankare dhe shteti", përfundon Politiko.