• e hënë, 16 qershor 2025

Poligoni i Armatës Krivollak nga 26 maji deri më 9 qershor nikoqir i ushtrive të shtatë shteteve të NATO-s dhe dy vendeve partnere

Poligoni i Armatës Krivollak nga 26 maji deri më 9 qershor nikoqir i ushtrive të shtatë shteteve të NATO-s dhe dy vendeve partnere

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Avancimi i sigurisë rajonale, përforcimi i gatishmërisë së NATO-s si dhe mbështetja e planeve mbrojtëse të Aleancës është qëllimi i stërvitjes multinacionale "Immediate Response 25" e cila prej 26 majit e deri më 9 qershor dp të mbahet në poligonin e Armatës, Krivollak.

Siç informoi sot shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, kjo stërvitje është një prej më të mëdhave deri më tani në shtet, në të cilën marrin pjesë rreth 2200 ushtarë nga shtatë vende të NATO-s dhe dy vende partnere.

"Stërvitja mes tjerash ka për qëllim ta përmirësojë interoperabilitetin mes forcave aleate dhe ato partnere si dhe veprim të përbashkët në kushte të ndërlikuara dhe reagim të shpejtë të focave në pjesën lindore të Evropës", theksoi Llafçiski.

Bashkë-drejtori i stërvitjes, nënkoloneli Risto Stoev sqaroi se skenari i stërvitjes, e cila është pjesë e serialit të sëtrvitjes "Defender 25" është demonstrimi i aftësive të sigurisë dhe përforcimi i mbrojtjes kibernetike përmes realizimit të qitjeve multinacionale artilerike, stërvitjes kibernetike, kalimin përmes lumit dhe stërvitje ABHO. Theksoi se stërvitja do t'i konfirmojë kapacitetet dhe aftësinë për organizim dhe koordinim të stërvitjeve të mëdha së bashku me armatat e tjera të NATO-s.

Në stërvitjen në PA Krivollak do të marrin pjesë Maqedonia e Veriut me 950 pjesëtarë të Armatës, SHBA-ja me 710, Mali i Zi me 185 pjesëmarrës, Kosova me 150, Austria me 70, Greqia me 50, Shqipëria me 30, Italia 30 dhe Mbretëria e Bashkuar me dy pjesëmarrës.

Të gjitha njësitë do të përdorin pajisje formacioni, ndërsa ndër më të rëndësishmet do të jenë tanket Leopard, helikopterët luftarak "AN-64 APACHE", helikopterët transportues mjekësorë Black Hawk, automjeti inxhinierik "Haski", minahedhës 120-milimetërsh, helikopter transportues Mi 8/17 dhe automjete të blinduara JLTV dhe HMMWV. Në stërvitje do të përdoret municion standard manovrues dhe artilerik këmbësorik.

Në kuadër të stërvitjes, përkatësisht para fillimit zyrtar, më 23, 24 dhe 25 maj, orkestrat ushtarake të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së do të mbajnë koncerte në Shtip, Manastir dhe Shkup, ndërkaq ditë e hapur për qytetarët me shfaqje të pajisjes nga stërvitja do të mbahet më 1 qershor në Kavadar. Dita për mysafirë të lartë do të mbahet më 2 qershor, kur do të realizohet stërvitja "Batalioni i përforcuar këmbësorik në sulm". ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR