• e diel, 22 dhjetor 2024

Policia vazhdon kërkimet për vajzën e zhdukur në Shkup

Policia vazhdon kërkimet për vajzën e zhdukur në Shkup

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Vazhdojnë kërkimet për vajzën e mitur e cila u zhduk dje në orët e mëngjesit në Shkup, informojnë nga MPB-ja për MIA-n.

Nëna e 14-vjeçares V.Gj dje në mëngjes rreth orës 8.35 ka denoncuar se vajza është zhdukur dhe më pas kanë nisur kërkimet për të. Ajo gjithashtu informacionin e ka shpërndarë dhe në rrjetet sociale. 

"Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas marrjes së denoncimit janë përfshi kapacitetet e plota të SPB-Shkup në nivel më të lartë, janë zhvilluar një sërë bisedash me persona të afërt me të miturën, janë kontrolluar kamerat etj. Hetimet vazhdojnë intensivisht edhe gjatë natës" thuhet në kumtesën e MPB-së. si/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR