• e diel, 22 dhjetor 2024

Policia ukrainase kumtoi për tre të vdekur në sulmet rue ndaj Harkovit

Policia ukrainase kumtoi për tre të vdekur në sulmet rue ndaj Harkovit

Harkov, 20 mars 2024 (MIA) - Tre persona e humbën jetën, ndërsa së paku pesë janë lënduar në sulmin e sotëm rus ndaj zonës industriale në qytetin verior ukrainas Harkov, në të cilin është goditur një ndërtesë tetëkatëshe dhe një fabrikë, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar shefit të sektorit hetues të policisë rajonale.

"Është goditur shtypshkronja, fabrika e mobiljeve dhe prodhime për ngjyrosje", kumtoi në Fejsbuk shefi Sergij Bolvinov.

Ai shtoi se gjatë sulmit është shkaktuar zjarr në shtypshkronjë, në sipërfaqe prej mbi 1.000 metra katrorë.

Rajoni i Harkovit, i cili kufizohet me Rusinë në veri dhe është afër linjës së frontit, është rregullisht e sulmuar gjatl invazionit dyvjeçar rus. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR