• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia turke arrestoi 70 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Policia turke arrestoi 70 të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik

Stamboll, 11 janar 2024 (MIA) - Policia turke  në disa bastisje të kryera gjatë kësaj jave në të gjithë shtetin ka arrestuar 70 persona të dyshuar se janë të lidhur me grupin e armatosur të Shtetit Islamik (SHI), deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja.

Jerlikaja në rrjetet sociale pulikoi se në bastisjet janë zbuluar shuma të mëdha parash, materiale digjitale dhe llogari për transaksionet bankare të "Havala"-s,  - një sistem informal për transferimin e parave në disa pjesë të botës myslimane. 

Ministri turk publikoi edhe video ku shihet si policia me pajisje ushtarake niset për bastisje dhe arrestime. 

 Në fund të dhjetorit forcat turke të sigurisë arrestuan 32 persona të dyshuar  se janë  anëtarë të SHI-së të cilët agjencia shtetërore Anadollu  tha se dyshohet se po planifikonin sulme ndaj sinagogave, kishave dhe ambasadës irakiane.

Një javë më parë, policia arrestoi 304 luftëtarë të dyshuar të SHI-së në të gjithë Turqinë, siç duket, aksion  sigurie  para festimeve të Vitit të Ri.  

 Gjatë dekadës së fundit, Shteti Islamik ka kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse në Turqi, duke përfshirë një sulm me armë në një klub nate në Stamboll më 1 janar të vitit 2017, ku humbën jetën 39 persona, dhe një sulm me bombë gjatë Marshit të Paqes në Ankara në tetor të vitit 2015 ku humbën jetën 105 persona.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR