• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia talebane ka shpëtuar një grua e cila ishte mbyllur në një dhomë të errët për 25 vjet

Policia talebane ka shpëtuar një grua e cila ishte mbyllur në një dhomë të errët për 25 vjet

Kabul, 21 shtator 2023 (MIA) - Policia talebane ka shpëtuar një grua e cila 25 vjet ishte e mbyllur në një dhomë të errët në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas fotografive shqetësuese të publikuara nga Ministria, gruaja mbahej në një dhomë plot me gjëra të thyera dhe mbeturina, ndërsa ushqimi i dorëzohej përmes dritares.

"Ajo ndjehet e pasigurt dhe e frikësuar kur sheh njerëz", tha zëdhënësi i Ministrisë Abdul Matin Kani, duke e përshkruar gjendjen e saj.

Gruaja është shtruar në një spital në Kabul pasi ka pësuar lëndime psiçike dhe fizike.

"E kequshqyer, ajo gjithashtu ka edhe anemi të rëndë", tha një mjek i spitalit.

Eshtrat e saj janë dobësuar, ndërsa nyjet e saj janë dëmtuar, thonë mjekët.

Policia pohoi se gruaja me vite ka vuajtur, pas ndarjes nga burri i saj i parë, ndërsa pastaj kanë pasur edhe probleme shtesë, duke përfshirë si infertilitet, dënime nga vëllezërit e saj, si dhe një mosmarrëveshje për trashëgiminë.

Policia ka arrestuar katër anëtarë të familjes së saj, ndër të cilët edhe vëllaun e saj dhe nipat, ndërsa pastaj kumtoi se rasti po hulumtohet. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR