Policia suedeze nëpër shtëpitë private po kërkon vrasësin që qëlloi tre persona në një sallon flokësh
- Tre persona janë vrarë në sulmin e armatosur që ndodhi dje në një sallon flokësh në qendrën e qytetit Upsala të Suedisë, njofton policia. Sulmuesi është arratisur me skuter dhe ende nuk është gjetur.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:45, 30 prill, 2025
Stokholm, 30 prill 2025 (MIA) - Tre persona janë vrarë në sulmin e armatosur që ndodhi dje në një sallon flokësh në qendrën e qytetit Upsala të Suedisë, njofton policia. Sulmuesi është arratisur me skuter dhe ende nuk është gjetur.
Incidenti ndodhi në afërsi të qendrës Vaksala, ndërsa policia vendosi kordon rreth një pjese të madhe të qytetit dhe filloi hetimin për vrasjen e trefishtë.
Dëshmitarët për TV4 deklaruan se gjithçka ndodhi shumë shpejtë. "Është dëgjuar vetëm: bam, bam, bam" ka treguar një dëshmitar okular. Një tjetër dëshmitar tha se ka dëgjuar dy të shtëna që tingëllonin si fishekzjarrë ndërsa po gatuante në shtëpi, pas së cilës rrugët u mbushën me policë dhe shërbime emergjente që i paralajmëronin qytetarët të fshiheshin.
Sipas informacioneve të televizionit kombëtar suedez SVT, njëri nga viktimat ishte nën hetim për shkak të dyshimeve për planifikim të sulmit ndaj një të afërmi të udhëheqësit të një bande
Sulmi ndodhi pak para festës së Natës së Valpurgjisë, festival tradicional pranveror që çdo vit tërheq mijëra vizitorë në Upsala, qytet i famshëm universitar.
Si pjesë e hetimit, trafiku hekurudhor u pezullua përkohësisht për të parandaluar arratisjen e autorit të krimit, konfirmoi zëdhënësi i policisë Magnus Janson Klarin. Në operacion është përfshirë edhe një helikopter policor.
Më pas trenat përsëri u lëshuan, ndërsa policia filloi të shkonte derë më derë për të mbledhur dëshmi të reja.
Ministri i Drejtësisë së Suedisë, Gunar Stromer, sulmin e quajti "akt brutal të dhunës". Policia njoftoi se e kupton pse qytetarët janë të brengosur në bastisjen e festivalit, por për momentin indikacionet janë se është një incident i izoluar dhe se nuk ka kërcënim për publikun.
Në shkurt të këtij viti, në një sulm të ngjashëm në një qendër edukative në qytetin Erbru u vranë dhjetë persona. qa/
Foto: EPA