• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Policia shpërndan protestuesit propalestinezë nga Sorbona

Policia shpërndan protestuesit propalestinezë nga Sorbona

Paris, 29 prill 2024 (MIA) - Disa ditë pas demonstratave propalestineze në universitetin prestigjioz francez Sijans Po në Paris, polica ka kryer bastisje në një universitet tjetër të famshëm të Sorbonës dhe ka shpërndarë aktivistët propalestineze që kishin ngritur tenda në ndërtesa dhe oborre.

Rreth 50 demonstrues u shoqëruan nga Sorbona në lagjen Latine, ndërsa më pas u larguan nën shoqërimin e policisë, raportuan mediat lokale.

Policia kumtoi se bëhet fjalë për një operacion që zgjati vetëm “disa minuta” dhe se u krye "në mënyrë të qetë dhe pa incidente".

Kryeministri francez Gabriel Atal tha se "po monitoronte nga afër situatën" dhe kërkoi që Sorbona të evakuohej shpejt, siç bëri të premten dhe për Universitetin e Sijans Po të premten.

Përfaqësues të administratës së Universitetit deklaruan se Sorbona do të mbyllet pasditen e sotme me urdhër të rektorit dhe se amfiteatrot janë evakuuar rreth mesditës. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR