• e mërkurë, 09 tetor 2024

Policia po kërkon një 25-vjeçar të dyshuar për tentim vrasje në Çair

Policia po kërkon një 25-vjeçar të dyshuar për tentim vrasje në Çair

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Shkup mori vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një 25-vjeçari i cili dyshohet se ka kryer tentim për vrasje në Çair.

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, më 17 korrik në orët e natës në Çair, i dyshuari me motoçikletë me shpejtësi të madhe ka kaluar përgjatë të dëmtuarit dhe një personi të cilët lëviznin në këmbë dhe i kishte spërkatur me ujin e mbledhur në asfalt. Ishte ndalur dhe i kishte kërkuar falje dëshmitarit, përderisa me të dëmtuarin fillimisht ishte zënë ndërsa pastaj edhe fizikisht kishin shkëmbyer disa goditje. 

"I dyshuari së pari kishte ikur, por pastaj i kishte pritur në afërsi të kopshtit të fëmijëve 'Fidani' dhe me pistoletë kishte qëlluar një plumb ndaj të dëmtuarit, duke i shkaktuar plagë me armë në anën e djathtë të krahërorit dhe duke i dëmtuar disa organe. Kryerësi menjëherë përsëri ishte arratisur", thonë nga Prokuroria. 

Prokurori publik gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës paraburgim për të dyshuarin, ndërsa masa e arrestit duhet të zbatohet pas privimit të tij nga liria. 

Në ndërkohë, nga Prokuroria shtojnë se Ministria e Punëve të Brendshme vepron për gjetjen e të dyshuarit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR