• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia po heton një substancë të dyshimtë në afërsi të Kapitolit amerikan

Policia po heton një substancë të dyshimtë në afërsi të Kapitolit amerikan

Uashington, 22 maj 2024 (MIA) - Policia amerikane në Kapitoll sot ka gjetur dhe ka filluar me hetim për një substancë të dyshimtë, të gjetur në një rrugë pranë Kapitolit, ku ndodhet selia e Komitetit kombëtar republikan, thuhet në njoftimin e policisë. 

En-Bi-Es Njuz njofton, duke iu referuar tre burimeve të informuara për situatën, se deri te Komiteti janë dërguar ampulla me gjak, ndërsa hollësira tjera nuk ishin të disponueshme.

Autoritetet i mbyllën rrugët në afërsi dhe i kërkuan personelit ta shmang zonën, thuhet në kumtesë.

Ekip për ballafaqim me materie të rrezikshme ndodhet në vendngjarje. qa/bsh/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR