• e premte, 22 nëntor 2024

Policia në Serbi e ka vrarë vrasësin e policit në afërsi të Lloznicës

Policia në Serbi e ka vrarë vrasësin e policit në afërsi të Lloznicës

Beograd, 19 korrik 2024 (MIA) - Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq deklaroi se vrasësi i policit serb në afërsi të Lloznicës është vrarë.

"Pjesëtarë të policisë e kanë vrarë vrasësin e policit në rrethinën e Lloznicës", deklaroi Daçiq, kumtoi MPB e Serbisë. Mediumet serbe njoftuan se Daçiqi është nisur në vendin e ngjarjes.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë paraprakisht sot kumtoi se intensivisht po kërkon personin Faton Hajrizi, i cili dyshohet se natën më 18 korrik në vendin Lipniçki Shor e ka vrarë policin Nikolla Kërsmanoviq dhe e plagosur policin Vjekosllav Iliq. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR