• e diel, 22 dhjetor 2024

Policia në Irlandën e Veriut paralajmëron për sulme të mundshme në përvjetorin e marrëveshjes së paqes

Policia në Irlandën e Veriut paralajmëron për sulme të mundshme në përvjetorin e marrëveshjes së paqes

 Londër, 7 prill 2023 (MIA) – Policia në Irlandën e Veriut sot paralajmëroi se grupet e armatosura disidente po planifikojnë sulme gjatë festave të Pashkëve, kur do të shënohet 25 vjetori i marrëveshjes së paqes që i dha fund konfliktit tre dekadash në atë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. 

Policia bëri të ditur se ka marrë informacione të inteligjencës  për dhunën e planifikuar rreth një parade në Londonderi që të hënën do të mbahet në shenjë të përkujtimit të Rebelimit të e Pashkëve të vitit 1916 kundër pushtetit britanik në Irlandë. 

Presidenti amerikan Xhozef Bajdeni duhet ta vizitojë Belfastin javën e ardhshme, pasi Irlanda e Veriut e shënon përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes të së Premtes së  Mirë më 10 prill 1998, e cila i dha fund një konflikti tre dekadash midis katolikëve dhe protestantëve ku humbën jetën 3.600 njerëz. 

 Falë asaj marrëveshjeje, me ndërmjetësim të SHBA-së, republikanët irlandezë (katolikët) dhe grupet paraushtarake lojale të Londrës (protestantët) dorëzuan armët dhe krijuan një qeveri të përbashkët në Irlandën e Veriut. ar/

 Foto: Piksabej

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR