• e mërkurë, 08 janar 2025

Policia koreanojugore pranoi kërkesë për arrestimin e presidentit të revokuar Jun

Policia koreanojugore pranoi kërkesë për arrestimin e presidentit të revokuar Jun

Seul, 6 janar 2025 (MIA) – Policia në Korenë e Jugut ka marrë kërkesë për arrestimin e presidentit të revokuar Jun Suk-jeol, informon sot agjencia e lajmeve Jonhap.

Dhjetëra hetues nga Zyra për Hetime të Korrupsionit te funksionarë të lartë (CIO) të premten kanë bërë përpjekje të kryejnë urdhër gjyqësor për arrestim të Jun, pasi ai ka injoruar tri thirrje për hetim lidhur me përpjekjen e tij të pasuksesshme për shpallje të gjendjes së luftës më 3 dhjetor. 

Policia fillimisht duhet të vendosë nëse do të bashkëpunojë me kërkesën e CIO, ndërsa Zyra planifikon të kërkojë vazhdimin e urdhrit para skadimit të tij në mesnatë (15:00 sipas Griniçit).

Avokati i Junit e kritikoi vendimin për delegimin e arrestimit, duke e krahasuar me “nënshkrimin e nënkontraktorit për projekt ndërtimor”.

Protesta kundër dhe për mbështetje të presidentit të revokuar po mbahen para rezidencës presidenciale në Seul.

Kuvendi e shkarkoi Junin nga funksioni deri në njoftimin e mëtutjeshëm, duke e akuzuar për keqpërdorim të pushtetit dhe kryengritje. Gjykata Kushtetuese e shqyrton këtë vendim. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR