Policia keniane arrestoi një "vrasës serik" i cili e pranoi se ka vrarë 42 gra
- - Policia keniane sot arrestoi një "vrasës serik" i cili e pranoi se ka vrarë 42 gra, pasi në një deponi në Najrobi ishin gjetur nëntë trupa të gjymtuar.
- Post By Fitore Curri
- 15:47, 15 korrik, 2024

Najrobi, 15 korrik 2024 (MIA) - Policia keniane sot arrestoi një "vrasës serik" i cili e pranoi se ka vrarë 42 gra, pasi në një deponi në Najrobi ishin gjetur nëntë trupa të gjymtuar.
Kolins Xhumaisi Halusha (33) është arrestuar pasi e "pranoi se ka mashtruar dhe vrarë 42 gra", ndërsa pastaj i kishte hedhur trupat e tyre në një deponi", deklaroi një përfaqësues i policisë në konferencë për media.
I dyshuari, ishte gjetur pas një analize në telefonin mobil të një prej viktimave, ishte arrestuar para një kafeneje, ku kishte ardhur që ta shihte finalen e Kampionatit të Futbollit Evropian.
Në momentin e arrestimit ai përgatiste edhe një vrasje. fc/
Fotografia: EPA