Policia ka sekuestruar dokumentacion dhe ka kryer bisedime m të punësuar në deponinë e "Drisllës" pasi atje shpërtheu zjarr
- Policia sekuestroi dokumentacion nga Ndërmarrja Publike "Deponia Drislla" dhe ka kryer bisedime me të punësuarit, pasi në të shpërtheu një zjarr, nga i cili ende ka tym.
Shkup, 13 shtator 2025 (MIA) - Policia sekuestroi dokumentacion nga Ndërmarrja Publike "Deponia Drislla" dhe ka kryer bisedime me të punësuarit, pasi në të shpërtheu një zjarr, nga i cili ende ka tym.
"Pas sekuestrimit paraprak të dokumentacionit në Drislla nga ana e nëpunësve të policisë të SPB Shkup, gjatë ditës së djshme nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drislla kryen bisedime zyrtare me të punësuarit. Kontrollet vazhdojnë edhe më tej, informojnë për MIA-n nga policia.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov pret që sot të mbulohet pjesa e deponisë "Drislla", ku pas zjarrit ende ka tym. Janë vendosur një numër i madh mekanizimi (ekskavatorë, buldozerë, kamionë), të cilët po pastrojnë dhe po depërtojnë në vendin ku po krijohet tymi.
"Në këtë moment po bëjmë përparim të mirë dhe pres që gjatë ditës së sotme një pjesë e mirë e këtij vendi të mbulohet plotësisht. Kam kërkuar mekanizim shtesë sepse ndërsa përparojmë me këto rrugë dheu, po hapet hapësirë për një front më të gjerë për punë, për më shumë makineri. Janë angazhuar edhe më shumë patrulla policore, të cilat patrullojnë zonën dhe këtu në deponinë "Drislla" dhe deponinë Vardarishtë", tha Angelov në konferencën për shtyp para deponisë "Drislla".
Deponia e Vardarishtës në këtë moment është e qëndrueshme, nuk ka djegie, por po punohet shtesë për të mbuluar zonën ku ditëve të fundit ka psur tym. Gjatë natës, u përdor një dron me kamerë termike dhe u vendosën kamera termike në disa vende të përshtatshme për të monitoruar zonën me qëllim që të kapen njerëzit që do të lëviznin këtu me qëllim të keq, me qëllim që ta ndeznin përsëri, pra të rrisin tymin në deponi.