Policia i gjeti dy të miturat e zhdukura në rajonin e Bit Pazarit
- Policia sot në orën 13:30 në rrugën "Xhon Kenedi" tek objekti i shitjes në park i gjeti dy të miturat për të cilat më 30 mars ishte paraqitur se janë larguar, kumtoi MPB.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:34, 1 prill, 2023

Shkup, 1 prill 2023 (MIA) - Policia sot në orën 13:30 në rrugën "Xhon Kenedi" tek objekti i shitjes në park i gjeti dy të miturat për të cilat më 30 mars ishte paraqitur se janë larguar, kumtoi MPB.
"Në rrugën 'Xhon Kenedi', sot në orën 13:30, afër objektit shitës në park, nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni i policisë Bit Pazar janë gjetur të miturat M.K. (15) dhe A.A: (12), për të cilat më 30 mars 2023 në orët e mbrëmjes ishte paraqitur se janë larguar. Pas dokumentimit të rastit, të miturat do t'u dorëzohen prindërve", kumtoi MPB. ab/