• e premte, 22 nëntor 2024

Policia i gjeti alpinistët që humbën në rajonin e Tetovës

Policia i gjeti alpinistët që humbën në rajonin e Tetovës

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Nëpunës policor nga SPB- Tetovë mbrëmë mbi fshatin Përshevcë të Tetovës në gjendje të mirë shëndetësore kanë gjetur 12-të alpinistët të cilët humbën në këtë pjesë të Tetovës. 

"Mbrëmë në orën 22:10 mbi fshatin Përshevcë të Tetovës, pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit të organizuar, nëpunës policorë nga SPB Tetovë në gjendje të mirë shëndetësore kanë gjetur 12 alpinistët nga fshati Bogovinë, Lisec, Rakovec, Përshevcë dhe Tetovë, për të cilët në orën 21:30 A.R nga Bogovina e Tetovës denoncoi se nuk ka mundur të kontaktojë me ta”, informoi sot MPB-ja. 

Alpinistët gjatë ditës janë nisur në malin mbi fshatin Përshevcë për të shkuar deri në vendin e quajtur “Liqenet e Dobroshtit”, ndërsa lokacioni i fundit nga i cili kanë kontaktuar ka qenë te “Tre çezmat” afër kufirit me Kosovën. Personat janë dërguar për ekzaminim në Spitalin klinik të Tetovës. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR