• e hënë, 23 dhjetor 2024

Policia holandeze e shpërndau protestën propalestineze në Universitetin e Amsterdamit dhe arrestoi 125 protestues

Policia holandeze e shpërndau protestën propalestineze në Universitetin e Amsterdamit dhe arrestoi 125 protestues

 Amsterdam, 7 maj 2024 (MIA) - Policia intervenuese holandeze herët në mëngjes e shpërndau protestën propalestineze në Universitetin e Amsterdamit, duke arrestuar rreth 125 persona në përleshjet kohë pas kohe të dhunshme, bënë të ditur autoritetet.

 Në mesazhet e postuara gjatë natës në rrjetin social X, policia ka theksuar se duhet të veprojë për të ndalur këtë ngjarje dhe për t'i prishë çadrat e ngritura nga protestuesit të cilët ishin të dhunshëm ndaj policisë.

 "Bastisja e policisë ishte e nevojshme që të vendoset rendi. I shohim pamjet në rrjetet sociale. Kuptojmë se ato regjistrime mund të duken intensive", bëri të ditur policia.

 Mediat lokale treguan se protestuesit kanë gjuajtur me mjete piroteknike ndaj policëve, por deri më tani nuk ka raportime për të lënduar nga të dyja palët.

 "Tani gjithçka është e qetë... policia mbetet pranë kampusit në Rotersejland," bëri të ditur policia më vonë X.

 Ministri holandez i Arsimit në largim Robert Dijkgaaf, deklaroi se universitetet ishin një vend për dialog dhe debat dhe se ishte i zhgënjyer që policia duhej të ndërhyjë.

Protestat e studentëve për shkak të luftës dhe lidhjeve akademike me Izraelin filluan të përhapen në të gjithë Evropën, por mbetën shumë më të vogla se ato në SHBA. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR