Policia greke në aeroportin në Athinë arrestoi një burrë i cili kishte gëlltitur 100 pako me kokainë
- Pjesëtarët e Sektorit për luftë kundër krimit të organizuar të policisë greke, në aeroportin ndërkombëtar në Athinë kanë arrestuar një burrë nga Brazili, sipas mediave greke, i cili ka tentuar të transportojë 100 pako me kokainë, që paraprakisht i ka gëlltitur, ndërsa pesha e përgjithshme është rreth një kilogram, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Sara Ademi
- 16:01, 18 gusht, 2025
Athinë, 18 gusht 2025 (MIA) - Pjesëtarët e Sektorit për luftë kundër krimit të organizuar të policisë greke, në aeroportin ndërkombëtar në Athinë kanë arrestuar një burrë nga Brazili, sipas mediave greke, i cili ka tentuar të transportojë 100 pako me kokainë, që paraprakisht i ka gëlltitur, ndërsa pesha e përgjithshme është rreth një kilogram, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informata të njejta secili paketim ishte me peshë prej rreth 11 gramë, ndërsa bëhet fjalë për kokainë që ishte 90 për qind e pastër.
Burri në Athinë mbërriti me aeroplan nga Parisi. sa/
Foto: MIA