• e shtunë, 23 nëntor 2024

Policia gjermane vrau një burrë i cili me thikë qëlloi politikan dhe polic në një ngjarje politike në Mainheim

Policia gjermane vrau një burrë i cili me thikë qëlloi politikan dhe polic në një ngjarje politike në Mainheim

 Mainheim, 31 maj 2024 (MIA) - Në qytetin gjerman Manheim, një burrë i panjohur qëlloi me thikë politikanin konservator Mihail Sturcenberger dhe një polic.

Në  videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë autorin ende të paidentifikuar duke sulmuar një burrë tjetër.

 Për gazetën "Bild" është konfirmuar se bëhet fjalë për politikanin konservator dhe antiislamist Mihael Sturcenberger (59).

 Sipas policisë, sulmi ka ndodhur rreth orës 11:35 të ditës së sotme.

 Politikani mori pjesë në tubimin e lëvizjes atë mëngjes si folës.

 Menjëherë pas sulmit, kalimtarët kanë tentuar t'i marrin thikën sulmuesit, por ai është larguar dhe ka sulmuar me armë policin nga pas, ndërsa një tjetër polic e ka vrarë.

 Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR