• e shtunë, 18 maj 2024

Policia gjen 238 pako me cigare, duhan dhe gjësende tjera

Policia gjen 238 pako me cigare, duhan dhe gjësende tjera

Shkup, 10 mars 2024 (MIA) - Nëpunës policor sot kanë gjetur 238 pako me cigare, duhan dhe gjësende të tjera.

Siç informon MPB-ja, nëpunësit e Stacionit policor për Vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrje kufitare-Bogorodicë në vendin e quajtur “Vrshnik Bara” sot në orën 4:00 kanë vërejtur dy persona në zonën ndërkufitare të cilët mbanin një çantë dhe disa qese.

Personat kanë lënë çantën dhe qeset dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR