• e premte, 05 dhjetor 2025

Policia franceze e liroi gruan e arrestuar për grabitjen në Luvër

Policia franceze e liroi gruan e arrestuar për grabitjen në Luvër

Paris, 13 nëntor 2025 (MIA) - Policia franceze e liroi gruan e dyshuar për pjesëmarrje në grabitjen në Luvër. Ajo do të jetë nën mbikëqyrje gjyqësore, kumtoi sot Zyra e prokurorit parisien.

Gruaja është një nga katër personat që po hetohen për grabitjen, në të cilën u vodhën stolitë me vlerë prej 88 milionë euro nga Galeria Apollo në Luvër.

Gruas nuk do t'i lejohet të kontaktojë me të dyshuarit tjerë ose të largohet nga Franca.

Grabitja në Luvër ndodhi muajin e kaluar, menjëherë pas hapjes së muzeut. Policia arrestoi tre burra dhe një grua, shoqe e njërit të dyshuar. 

Deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë nga stolitë e vjedhura. sa/

foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR