Policia financiare është përfshirë në mënyrë aktive në aksionin e madh për inspektim të punës së kabareve, diskotekave dhe klubeve të natës
- Drejtoria e policisë financiare sot informoi se është përfshirë aktivisht në operacionin e gjerë për inspektimin e punës së objekteve që funksionojnë si kabare, diskoteka dhe klube nate në mbarë vendin dhe se vepron konform kompetencave të saja ligjore.
- Post By Fami Bajrami
- 11:24, 21 mars, 2025

Shkup, 21 mars 2025 (MIA) - Drejtoria e policisë financiare sot informoi se është përfshirë aktivisht në operacionin e gjerë për inspektimin e punës së objekteve që funksionojnë si kabare, diskoteka dhe klube nate në mbarë vendin dhe se vepron konform kompetencave të saja ligjore.
Siç theksojnë, në dispozicion janë vënë të gjitha kapacitetet e Drejtorisë së policisë financiare për nevojat e këtij aksioni që për qëllim ka zbardhjen e parregullsive dhe aktiviteteve të paligjshme në funksionimin e këtyre objekteve.
Aksioni fokusohet në konstatimin e shpërdorimeve financiare, evazionit fiskal, operacioneve të paligjshme dhe parregullsive të tjera në punën financiare të hotelerive. Paralelisht me këtë, shtohet në kumtesë, autoritetet hetimore janë të fokusuar në zbardhjen e të gjitha aspekteve që mund të çojnë në sanksionimin e atyre që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret.
"Jemi në koordinim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe punojmë me përkushtim për eliminimin e plotë të të gjitha parregullsive në drejtim të sigurohet respektimi i ligjeve dhe rregulloreve. Po ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për sanksionimin e çdo lloj parregullsie që do të konstatohen gjatë aksionit", thuhet në komunikatën e Drejtorisë së policisë financiare.
Foto: arkivi i MIA-s