• e martë, 12 nëntor 2024

Policia e Nju-Jorkut arrestoi qindra persona në protestat e hebrenjve që kërkojnë armëpushim në Gaza

Policia e Nju-Jorkut arrestoi qindra persona në protestat e hebrenjve që kërkojnë armëpushim në Gaza

Nju-Jork, 28 tetor 2023(MIA) - Qindra njerëz janë arrestuar mbrëmë kur policia shpërndau një demonstratë të madhe kryesisht të hebrenjve nga Nju-Jorku të cilët e bllokuan stacionin e metrosë Grand Central në shenjë proteste kundër bombardimeve izraelite në Gaza, kumtuan policia dhe organizatorët.

Policia e Nju-Jorkut kumtoi se të paktën 200 persona janë arrestuar, ndërsa organizatorët e protestët thanë se numri është më shumë se 300.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes treguan radhë të gjata të rinjsh që qëndronin me pranga dhe të veshur me xhupa të zi me mbishkrimin "Jo në emrin tonë" dhe "Ndalo zjarrin tani".

Protestua u organizua nga grupacioni Zëri hebrenj për paqe - Nju-Jork, i cili tha se mijëra anëtarë të tij morën pjesën në protesë, duke bllokuar hyrjen kryesore të stacionit qendror të metrosë të qytetit.

Organizatorët e quajtën demonstratën paqësore "mosbindjen më të madhe civile që Nju-Jorku ka parë në 20 vitet e fundit". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR